“Rrethuan” Kryeministrinë teksa brenda ndodhej kryeministri Rama, Gjykata liron 14 protestuesit
protesta 1 shtator TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar 14 protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit. Këta të fundit, gjatë tubimit në ditën 94 për rreth 2 orë bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë teksa brenda ndodhej kreu i qeverisë, Edi Rama. Protestuesit e arrestuar: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Ndaj protestuesve kishte dyshime për veprat “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Mësohet se gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kanë këmbëngulur se nuk kanë kryer asnjë vepër penale. Sakaq, ata kanë...
Burimi:
zeri.ai