Rreth 100 mln lekë detyrime fiskale të papaguara? Sekuestrohet kompania “e punëve të errëta” të Bankers-it
TIRANË- Kompania “Qinglong Petroleum Itd”, dega shqiptare e një shoqëria nga Hong Kongu, është vendosur nën sekuestro nga administrata tatimore, pasi rezulton që nuk ka shlyer të paktën 100 milionë lekë (të vjetra) detyrime fiskale. Emri i kompanisë “Qinglong Petroleum ltd”, shfaqet në një hetim të zhvilluar nga Prokuroria e Fierit mbi kompaninë koncesionare të naftës, “Bankers Petroleum”, kryesisht për periudhën kur ajo administrohej nga shtetasi shqiptar, Leonidha Çobo. Prokurorët në Fier kanë ngritur dyshime mbi bashkëpunimin mes “Bankers” dhe “Qinglong”, duke e konsideruar këtë të fundit se është “e regjistruar në një juridiksion që shpesh përdoret për strukturim korporativ me qëllime të errëta fiskale ose ligjore”. Në narrativën e përgjithshme të dosjes hetimore lihet të kuptohet se prokurorët e Fierit kanë pikërisht të...
Burimi:
zeri.ai