Rregullorja e GJKKO-së, Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri: Censuruese dhe në kundërshtim me standardet evropiane!
Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri thotë se rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është censuruese dhe bie ndesh me standardet europiane që garantojnë lirinë e medias dhe transparencën e proceseve gjyqësore. Kërkesa ndaj GJKKO është rishikimi i dispozitave dhe konsultimi me palët e interesuara, teksa shoqata thotë se këto shqetësime do t’u përcillen partnerëve europianë. Sipas AEJ Albania, ndalimi për përdorimin e pajisjeve teknologjike pengon raportimin në kohë reale dhe gazetarët s’mund të trajtohen si rrezik pse përdorin mjetet e punës. Gjithashtu shpreh shqetësim për sistemin e akreditimit që u kërkon gazetarëve një sërë të dhënash personale dhe firmosjen e deklaratave për të respektuar kufizimet. Sipas shoqatës, njoftimet zyrtare s’mund të jenë zëvendësuese për raportimin e pavarur në një institucion si GJKKO ku...
Burimi:
javanews.al