Rregullorja e GJKKO-së/ Lala ashpërson tonet: Pse duhet adresa e shtëpisë së gazetarit?
Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar si censurë rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për raportimin e medias. Kundër kësaj rregulloreje, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave që lidhen me punën e gazetarëve në ambientet e gjykatës. Lala tha se rregullorja bie ndesh me ligjin dhe Kushtetutën, veçanërisht për sa i përket kërkesës për akreditimin e gazetarëve. Sipas saj, kjo kërkesë ngre pikëpyetje për parimin e publicitetit të seancave gjyqësore, të cilat sipas ligjit janë publike, përveç rasteve të parashikuara ndryshe. Lala kritikoi edhe kërkesën për të deklaruar adresën e banimit në formularin e akreditimit, duke e cilësuar këtë të dhënë si të panevojshme. Ajo theksoi se...
Burimi:
ntv.al