Rregullorja e GJKKO, gazetarët padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullim, është censuruese
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren e brendshme të Gjykatës së Posaçme Antikoprrupsion (GJKKO) me argumentin se censuron drejtpërdrejt punën e medias dhe gazetarëve. Kreu i AGSH Isa Myzyraj tha se në padi është kërkuar fillimisht pezullimi i rregullores e më pas shfuqizimi si e papajtueshme me kushtetutën. Ndër të tjera, ai thotë se pika kryesore e kërkesës është mbështetur në prekjen e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim. “Kemi paraqitur kërkesën për të pezulluar rregulloren e GJKKO-së, dhe më pas për ta shpallur atë antikushtetuese. Jemi të bindur që ajo rregullore cenon lirinë e medias dhe të drejtën e gazetarëve për t’i përcjellë publikut atë çfarë ndodh brenda GJKKO-së. Rregullore censuruese ndaj mediave....
Burimi:
javanews.al