Rregullat e reja: Borxhet e pallatit mund të bllokojnë shitjen, pronarët duhet të tregojnë kush është qiramarrësi
Tirana TIRANË-Qeveria shqiptare ka bërë publike rregulloren për administrimin e bashkëpronësisë në banesa dhe ndërtesa, e cila përcakton detyrime të reja për pronarët, qiramarrësit dhe administratorët e pallateve. Ndryshimet e reja përfshijnë identifikimin e personave që marrin banesa me qira, pagesën e tarifave të administrimit, mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta dhe respektimin e qetësisë. Konkretisht sipas nenit 41 të rregullores, pronari që jep një banesë me qira duhet të njoftojë me shkrim kryesinë dhe administratorin e pallatit. Njoftimi duhet të përmbajë emrin, mbiemrin, adresën e kontaktit dhe numrin e telefonit të qiramarrësit. Ndërkohë mospagimi i tarifave të administrimit të pallatit mund të sjellë bllokimin e shitjes së apartamentit në Kadastër. Sipas neneve 19 dhe 20, mospagesa mund të sjellë kamatëvonesa dhe nisjen e procedurave ligjore për ekzekutimin...
Burimi:
zeri.ai