Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

Rregulla të reja për mjekët dhe infermierët e rinj, Rama njofton lehtësimin e procedurave për Provimin e Shtetit

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur një ndryshim të ri në procedurat për profesionistët e shëndetësisë. Përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, profesionistët e shëndetësisë do të mund t’i nënshtrohen Provimit të Shtetit menjëherë pas përfundimit të praktikës profesionale, pa qenë më të nevojshme procedurat e ndërmjetme të vlerësimit nga Urdhrat Profesionalë. Sipas Ramës, nga ky ndryshim përfitojnë edhe ata që e kanë përfunduar praktikën profesionale, por janë ende në pritje të procedurave të vlerësimit. “Nga sot, përmes një akti të përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, vjen një ndryshim i shumëpritur për profesionistët e shëndetësisë, i cili lehtëson fillimet e tyre në jetën profesionale, ku me përfundimin...