Rrëfimi tronditës i italianes: Shkova në Shqipëri për një skaner të dhëmbëve, më hoqën 26 copë për 6 orë

Rrëfimi tronditës i italianes: Shkova në Shqipëri për një skaner të dhëmbëve, më hoqën 26 copë për 6 orë

Një grua italiane ka rrëfyer përvojën e saj pas një trajtimi dentar në Tiranë, ku kishte udhëtuar me synimin për të përfituar nga çmimet më të ulëta të shërbimeve stomatologjike. Sipas rrëfimit të saj për gazetën italiane La Repubblica, gjatë një ndërhyrjeje që zgjati 6 orë, asaj iu hoqën 26 dhëmbë. Në artikullin e gazetarit Pierfrancesco Albanese, gruaja tregon se pas ndërhyrjes ka mbetur me probleme serioze, deri në pamundësinë për të ngrënë normalisht. Ajo ankohet edhe për protezat e vendosura, të cilat sipas saj ishin shumë të mëdha për gojën e saj dhe u desh të përshtateshin me goditje çekiçi. ‘Ishte një torturë’, citohet të ketë deklaruar pacientja për La Repubblica. Rasti është bërë pjesë e debatit mbi turizmin dentar dhe trajtimet me kosto...