Rrëfehet Spalletti: Këtu stërvit një mentalitet, duhet të jetosh me frymën bardhezi, Juve historia e futbollit

Rrëfehet Spalletti: Këtu stërvit një mentalitet, duhet të jetosh me frymën bardhezi, Juve historia e futbollit

Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, shpjegon dallimet mes klubeve të mëdha që ka drejtuar: “Te Roma stërvit një tifozeri; te Napoli, një qytet; te Inter, një traditë; dhe te Kombëtarja, një popull të tërë. Juventusi? Këtu stërvit një mentalitet; është vetë historia e futbollit”. “Nuk mund të jetosh vetëm me futbollin, duhet ta jetosh frymën bardhezi. Bëhet fjalë për gëzim, krenari dhe përgjegjësi. Ndihem i lumtur dhe i lirë këtu; është diçka madhështore, edhe pse natyrisht ka përgjegjësi të mëdha të cilat i pranoj me dëshirë“, deklaroi Spalletti. Trajneri tha se e pranoi projektin sezonin e kaluar për shkak të besimit te skuadra, te vetja dhe te historia e klubit. Lidhur me nisjen e sezonit, ai thotë: “Jemi në një periudhë ndryshimi, siç e dëshmon...