Ronaldinho “përulet” para Messit: Emri yt është gdhendur në histori, na bëre ta duam futbollin

Ronaldinho “përulet” para Messit: Emri yt është gdhendur në histori, na bëre ta duam futbollin

7 Tetor 2026 14:30 Alfred Lleshi Dikur kishte nisur si nxënësi i tij, por në fund arriti ta tejkalonte mjeshtrin. Karriera e Lionel Messit te Barcelona u ndërthur edhe me atë të Ronaldinhos, i cili, pas ndeshjes së fundit të Leos me fanellën e Argjentinës, deshi t’i bënte nderime karrierës së tij të jashtëzakonshme. “Çfarë kënaqësie dhe gëzimi të kem qenë pjesë e historisë sate që nga dita e parë, vëlla, – shkroi braziliani në rrjetet sociale. – Na bëre të buzëqeshim dhe ta duam kaq shumë futbollin. Emri yt është gdhendur në historinë e vendit tënd, të gjithë botës… Vetëm ne e dimë gëzimin që përjetuam kur realizuam ëndrrën e fëmijërisë, duke përfaqësuar të gjithë kombin tonë dhe duke u shpallur kampionë bote”. Më...