Rodri: Ja pse zgjodha Barcelonën, nuk ishte e lehtë t’i thoja “jo” Real Madridit
15 Shtator 2026 11:22 Alfred Lleshi Rodri ka rrëfyer për “Mundo Deportivo” prapaskenat e refuzimit të madh ndaj Real Madridit, përpara se të zgjidhte të vishte fanellën e Barcelonës: “Pas Botërorit doja të kaloja dy javë të qeta, por nuk ishin aspak të tilla. M’u desh të merrja një vendim të rëndësishëm, mes dy prej klubeve më të mëdha në botë. Në fund, zgjedhja ime ishte thjesht sportive. Zgjodha klubin që, sipas meje, është më i përshtatshëm për të më ndihmuar të rritem si lojtar. Dua të theksoj se t’i thoja jo Real Madridit nuk ishte e lehtë, edhe sepse ata u sollën në mënyrë shembullore me mua. Para se t’i refuzoja, telefonova Mourinhon për ta falënderuar për interesimin që kishte treguar për mua”.
Burimi:
telesport.al