Ritmet dhe ngjyrat e folklorit shqiptar në Itali, Ansambli Kombëtar koncerte në katër qytete

Ritmet dhe ngjyrat e folklorit shqiptar në Itali, Ansambli Kombëtar koncerte në katër qytete

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të zhvillojë një turne artistik në katër qytete, duke sjellë për publikun shqiptar dhe italian një repertor të pasur me këngë, valle, kostume dhe elemente të trashëgimisë kulturore shqiptare. Turneu, i cili zhvillohet në datat 19-22 shtator, do të ndalet në Brescia, Torino, Pordenone dhe Rovereto. Përmes një programi të konceptuar rreth muzikës dhe valleve tradicionale, Ansambli Kombëtar synon të përcjellë në skenat italiane larminë dhe pasurinë e folklorit shqiptar. Më 19 shtator, ansambli do të performojë në Brescia, duke çelur kështu këtë rrugëtim artistik në Itali. Një ditë më pas, më 20 shtator, artistët shqiptarë do të ndalen në Torino, ndërsa më 21 shtator turneu do të vijojë në Pordenone. Mbrëmja përmbyllëse do të zhvillohet më...