Rita Ora mahnit në Festivalin e Filmit në Londër me një paraqitje gotike
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen në tapetin e kuq të Festivalit të 70-të të Filmit në Londër, me një paraqitje elegante në stilin gotik. Artistja u shfaq në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, të drejtuar nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi, me të cilin ndau edhe momente të afërta para fotografëve. Rita zgjodhi një fustan të zi, të ngushtë pas trupit dhe të zbukuruar me dantellë në të gjithë sipërfaqen. Fundi i fustanit, i strukturuar në formë rrethi, krijonte një siluetë të veçantë, ndërsa pamjen e plotë e plotësonte një aksesor në kokë me forma të pazakonta, që ngjanin me brirë dhe spirale. Grimin me hije të argjendta dhe shkëlqim e kombinoi me flokët e...
Burimi:
kultplus.com