Risia në futbollin uruguajan, aplikohet ndëshkimi me kartonë elektronikë!

Risia në futbollin uruguajan, aplikohet ndëshkimi me kartonë elektronikë!

Futbolli vazhdon t’i hapet së ardhmes dhe këtë radhë e bën duke nisur nga Amerika e Jugut me një inovacion që është i destinuar të ngjallë diskutime. Gjatë ndeshjes së Kupës së Uruguajit mes Nacional dhe Rentistas, arbitri i ndeshjes Eduardo Varela arkivoi kartonin e verdhë klasik, teksa në minutën e 12 nxori një ‘karton elektronik’ të mirëfilltë. Bëhet fjalë për një aparat digjital të ngjashëm me një smartphone që përveçse i tregon publikut ngjyrën e kartonit me anë të ekranit të ndriçuar, regjistron dhe transmeton të dhënat menjëherë në Federatë. Instrumenti është zhvilluar nga një kompani lokale së bashku me AUF dhe synon të digjitalizojë të gjithë punën arbitrarë. I pajisur më butona në krahë dedikuar ngjyrës së sanksionit dhe një ekran me prekje,...