Rinisin pas disa javësh sulmet mes SHBA-Iran mbi Ngushticën e Hormuzit
Foto ilustruese NGUSHTICA E HORMUZIT- SHBA-ja dhe Irani kanë shkëmbyer goditijet e para me dronë në ishullin Larak, në Ngushticën e Hormuzit, pas disa javësh nga armëpushimi mes palëve. Komanda Qendrore e SHBA-së Centcom njoftoi se kishte ndërmarrë veprime ushtarake ndaj Iranit, i cili kishte vendosur mina rreth kësaj zone. Agjencia iraniane e lajmeve "Tasnim", e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC), njoftoi më herët se sulmi në ishullin Larak ishte kryer me dronë. Disa orë më vonë, mediat iraniane publikuan një deklaratë të Gardës Revolucionare, në të cilën thuhej se ajo kishte sulmuar me raketa balistike bazat amerikane "King Hussein" dhe "al-Azraq" në Jordani, si kundërpërgjigje ndaj sulmit në ishull. Ministria e Jashtme e Iranit deklaroi të hënën se "e dënoi fuqishëm...
Burimi:
zeri.ai