Rikthimi Sali Berishës që mund të peshojë më shumë se një pritje kaq emocionuese nga komuniteti shqiptar në SHBA

Rikthimi Sali Berishës që mund të peshojë më shumë se një pritje kaq emocionuese nga komuniteti shqiptar në SHBA

Ju siguroj se ky rikthim do të përdoret për ndërtimin e një bashkëpunimi të shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një bashkëpunim i një rëndësie jetike për të ardhmen e vendit tonë. Kjo deklaratë, përtej entuziazmit të çastit dhe emocioneve që shoqëruan pritjen, mund të jetë shumë më tepër sesa një mesazh politik i radhës. Mund të jetë paralajmërimi i një kapitulli të ri në përpjekjen e Sali Berishës për të riformatuar marrëdhënien e tij politike me Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, për t’i dhënë Partisë Demokratike një tjetër dimension në betejën e saj përballë mazhorancës. Pamjet e pritjes në Shtetet e Bashkuara flasin vetë: duar të ngritura, flamuj, brohoritje, njerëz që kërkojnë të afrohen, të përshëndesin, të fotografohen. Në qendër të këtij entuziazmi...