Rikthimi në burg i Oltion Bistrit/ Përgjimet në Sky ECC, mbrojtja e kazinove dhe miliona euro pasuri
Oltion Bistri, ish-drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit që u përfshi në një marrëdhënie kriminale me biznesmenin Pëllumb Gjoka rikthehet drejt burgut pas afro një viti në liri. Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke e dënuar përfundimisht me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie. Përveç zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete, Apeli e shpalli fajtor edhe për korrupsion pasiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, dy akuza për të cilat më parë kishte marrë pafajësi Trupa gjykuese, me relator Dhimitër Lara dhe anëtarë Daniela Shirka e Engert Pëllumbi, vendosi gjithashtu konfiskimin e tre apartamenteve, dy bizneseve dhe 1,3 milionë eurove, pasuri që dyshohet se është vënë nga aktiviteti kriminal. Vendimi ndryshon rezultatin...
Burimi:
sot.com.al