Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Ambasada Amerikane: Një fitore për këto familje dhe sigurinë globale
Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për punën e bërë për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Ambasada Amerikane ka ndarë reagimin e Byrosë së Kundërterrorizmit (CT) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila vlerëson kthimin e fundit të dy grave dhe tre fëmijëve nga Siria, duke theksuar se tashmë atyre u mundësohet një e ardhme e sigurt, përmes mbështetjes për rehabilitim dhe riintegrim. “Shtetet e Bashkuara vlerësojnë Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve të saj nga Siria, dy gra dhe tre fëmijë të kthyer së fundmi, të cilëve u mundësohet një e ardhme me mbështetje për rehabilitim dhe riintegrim. Një fitore për këto familje dhe për sigurinë globale”, thuhet në reagimin e Byrosë së Kundërterrorizmit (CT) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
Burimi:
kohajone.com