Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

Riaktivizohet zjarri në Lezhë, mbi 5 vatra aktive

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Rras, në Njësinë Administrative Ungrej, ndërsa situata raportohet shqetësuese për banorët e zonës. Sipas raportimeve nga terreni, aktualisht janë mbi pesë vatra aktive zjarri, ndërsa flakët janë riaktivizuar gjatë pasdites së sotme, 8 shtator, pas një ndërhyrjeje nga toka dhe ajri gjatë ditës. Edhe pse situata ishte vënë nën kontroll pas ndërhyrjes së forcave dhe mjeteve të emergjencës, banorët raportojnë se zjarri është rikthyer dhe po avancon në drejtim të zonave të banuara. Përhapja e flakëve ka rritur shqetësimin në komunitet, ndërsa banorët kërkojnë vijimin e ndërhyrjes nga strukturat e emergjencave për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur afrimin e tij pranë banesave. Situata vijon të monitorohet, ndërsa mbetet e rëndësishme ndërhyrja në...