Rezultati i PISA-s për arsimin/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

Rezultati i PISA-s për arsimin/ Studiuesi: Të dhënat e Shqipërisë me sinjal të kuq! Dyshohet se janë fasifikuar

Studiuesi Taulant Muka ka reaguar lidhur me rezultatet e Shqipërisë në raportin PISA 2025, duke ngritur shqetësime mbi mënyrën e përzgjedhjes së kampionit dhe përfaqësimin e shkollave shqiptare në testim. Muka thekson se mes shifrave të raportit ndodhet një element që, sipas tij, nuk duhet anashkaluar, rezultatet e Shqipërisë shoqërohen me një “sinjal të kuq” për mënyrën se si duhet të interpretohen. Sipas studiuesit, shkollat me më pak se 21 nxënës të kualifikueshëm për PISA nuk janë kontaktuar fare për testimin. Ai i referohet vlerësimit të OECD-së se shkollat që kanë mbetur jashtë kampionit mund të jenë në mënyrë disproporcionale në zona rurale dhe socio-ekonomikisht më të disavantazhuara, ku rezultatet historikisht kanë qenë më të ulëta. Një tjetër problem i evidentuar nga Muka lidhet me pjesëmarrjen...