REVOLUCIONI NGRIU NE CELULAR/ KOSTANA MORAVA: NUK U SHPIK RROTA, TIRANA KA PROTESTUAR GJITHMONE
Gazetarja Kostana Morava ka kundërshtuar narrativën se protesta e fundit ka shënuar thyerjen e frikës në shoqërinë shqiptare, duke argumentuar se Tirana ka një traditë të gjatë mobilizimi qytetar dhe se dalja në shesh nuk është një fenomen i ri për kryeqytetin. Morava u shpreh se nuk pajtohet me sloganin “U vra frika”, pasi, sipas saj, qytetarët kanë protestuar vazhdimisht ndër vite për kauza të ndryshme, edhe kur pjesëmarrja ka qenë e vogël. Si shembull, ajo solli protestat kundër armëve kimike, të cilat i cilësoi si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare në historinë e Tiranës. Sipas Moravës, qyteti ka pasur gjithmonë një kulturë proteste dhe ajo nuk mund të paraqitet si një fenomen i lindur vetëm me zhvillimet e muajve të fundit. “Unë...
Burimi:
ntv.al