Revoltë në Tiranë, flakët në Komisariatin nr 3 prekin disa efektivë. Breshëri molotovësh, gurësh dhe gaz lotsjellës
Ora 18:16 dhe protestuesit janë zhvendosur tashmë pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë, ku kanë ndezur zjarr. 4 efektivë janë lënduar. Zona është kthyer në një fushë betejë të vërtetë, ku ka pasur edhe zjarrvënie. Protestuesit i kanë vendosur zjarrin Komisariatit numër në 3 në kryeqytet. Efektivët janë duke marrë masa rrethanore, për të shuar flakët. Një numër shumë i madh fishekzjarrësh është hedhur nga protestuesit në drejtim të policisë këtë mbrëmje. Protestuesit hedhin fishekzjarrë drejt efektivëve të policisë, skenë kjo e ndodhur pas Bankës së Shqipërisë. Ata janë larguar nga Sheshi Skënderbej dhe po tentojnë të kthehen sërish te Ministria e Arsimit. Ora shënon 17:23 dhe përshkallëzohet protesta studentore në Tiranë. Protestuesit kanë hedhur breshëri molotovësh drejt Policisë, e cila qëndronte e rreshtuar përballë...
Burimi:
kohajone.com