Revolta e studentëve/ Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve
Protestuesit kanë nisur të grumbullohen para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të protestës. Personat që janë mbledhur deri më tani kanë nisur vallen ndërkohë thërrasin në kor për ‘dorëheqje’. Gjithashtu dëgjohet teksa thonë ‘policia e krimit’. Teksa në duar mbajnë flamurin shqiptar ata shprehen se ‘ky është flamuri jonë, flamuri më i bukur në botë’. “Respektoni flamurin”, dëgjohen të thonë të rinjtë, të cilët më pas nisin duke kënduar. Gjimnazistë dhe studentë janë ulur këmbëkryq në rrugë dhe lëshojnë thirrje kundër qeverisë. Të rinjtë kërkojnë të drejtat e tyre dhe kundërshtojnë, siç shprehen, presionin dhe kërcënimet ndaj atyre që i bashkohen protestës. Një gjimnaziste e vitit të tretë deklaroi se të rinjtë po detyrohen të largohen nga Shqipëria, ndërsa tregoi se familja e...
Burimi:
gijotina.com