Revista “Estado de Minas”: Liqen gjigant dhe ujëra termalë, njihuni me thesarin e fshehur nën malet e Shqipërisë
Revista braziliane “Estado de Minas” ka promovuar një prej mrekullive më të veçanta të natyrës shqiptare, Liqenin Neuron në luginën e Vjosës. Ky liqen termal nëntokësor me rreth 8.3 milionë litra ujë ndodhet pranë Përmetit dhe burimeve termale të Bënjës. Zbuloni thesarin e fshehur poshtë maleve të Shqipërisë, një prej liqeneve gjigante me ujërat termale”, është titulli i revistës braziliane për liqenin Neuron që u zbulua një vit më parë nga një ekip shkencëtarësh çekë . Në artikull shkruhet se studiuesit e kanë konsideruar “Neuron” si liqenin termik nëntokësor më të madh të njohur në botë. Zgavra e tij impresionon jo vetëm me vëllimin e ujit, por edhe me dimensionet e zbuluara gjatë hartëzimit. Gjatë ekspeditës së vitit 2024 u përdor teknologjia “LIDAR” për të...
Burimi:
kultplus.com