“Revanshi”/ GJKKO dënon me mbi 10 vite burg Durim Bamin, ja sa u dënuan Aldo Avdylaj dhe 5 të tjerë

“Revanshi”/ GJKKO dënon me mbi 10 vite burg Durim Bamin, ja sa u dënuan Aldo Avdylaj dhe 5 të tjerë

Aldo Avdyli dhe Durim Bami TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar shtatë të pandehurit e një fraksioni të dosjes së SPAK-ut të njohur si “Revanshi”. Të pandehurit në këtë çeshtje janë Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Heneringert Mitri, Oltion Zefi dhe Edison Jozvik.  SPAK kërkoi 21 vite burg për Durim Bamin, por GJKKO e dënoi me 10 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Durim Bami është deklaruar fajtor për disa vepra penale: për “sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, ndaj Arben Ndokës, për “grup të strukturuar kriminal” dhe për 'kultivimin e bimëve narkotike'. Nga ana tjetër, Durim Bami është deklaruar i pafajshëm për akuzën e sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e...