“Reuters”: Tjetër goditje për qeverinë e Ramës! BE po shqyrton nga afër si kryeministri shqiptar po trajton rastet e korrupsionit
Rasti i fundit, ku SPAK ka lëshuar urdhër arresti për kreun e SHISH, Vlora Hyseni ka marrë vëmendjen e mediave të huaja. Agjencia e lajmeve “Reuters”, teksa citon SPAK thotë se ka vendosur “arrest shtëpi” dhe pezullim nga detyra për Hysenin nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, në kuadër të një hetimi më të gjerë për korrupsion. Vlora Hyseni, me origjinë nga Kosova, drejton SHISH-in që prej vitit 2023. Përpara këtij posti, ajo ka shërbyer si zëvendësdrejtuese e shërbimit inteligjent në Kosovë. “Sipas prokurorëve, Hyseni dyshohet se ka nxjerrë informacion të klasifikuar te persona të paautorizuar në lidhje me një çështje korrupsioni në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), institucioni që administron shërbimet publike digjitale dhe infrastrukturën IT të Shqipërisë. SPAK e...
Burimi:
gijotina.com