Restauruesit zbulojnë si e pikturonte Michelangelo kryeveprën e tij në Vatikan
Një ndërhyrje e fundit restauruese në Kapelën Sistine në Vatikan ka zbuluar detaje të reja mbi teknikat e jashtëzakonshme që Michelangelo përdori për realizimin e kryeveprës së tij “Gjykimi i Fundit”. Gjatë punimeve të mirëmbajtjes, të zhvilluara në muajt shkurt dhe mars, restauruesit zbuluan se artisti përdorte në mënyrë të përsëritur një penel të veçantë me disa maja, në formën e një krehëri, për të aplikuar ngjyrën mbi suva. Ky instrument, që mendohet të jetë projektuar dhe realizuar nga vetë Michelangelo, i mundësonte atij të krijonte disa vija paralele me një lëvizje të vetme. Zbulimi u bë nga Laboratori i Restaurimit i Muzeve të Vatikanit, gjatë pastrimit të murit të altarit nga depozitat e krijuara ndër vite. Ekipi, i drejtuar nga Paolo Violini, punoi nga...
Burimi:
kultplus.com