Restaurohet rezidenca madhështore e Pompeit, një sipërmarrës gjerman financon projektin me 1.4 milionë euro

Restaurohet rezidenca madhështore e Pompeit, një sipërmarrës gjerman financon projektin me 1.4 milionë euro

Një nga rezidencat më madhështore të qytetit antik të Pompeit në Itali do t’i nënshtrohet restaurimit, me të gjithë koston prej 1.4 milionë eurosh të mbuluar nga një sponsor privat, njoftuan të martën zyrtarët e Parkut Arkeologjik të Pompeit. Shtëpia e Marcus Fabius Rufus, e ndërtuar sipas modelit të pallateve perandorake të Romës, u varros nga shpërthimi i malit Vezuv në vitin 79 të erës sonë, që shkatërroi qytetin antik. Rezidenca ka qenë e mbyllur për publikun që nga viti 1980. E ndërtuar fillimisht mbi muret e qytetit, ajo përbëhet nga katër kate të lidhura përmes një rrjeti të ndërlikuar korridorësh dhe shkallësh. Sipas zyrtarëve të parkut arkeologjik, një pjesë e rezidencës pritet të hapet për vizita të organizuara me guida deri në Krishtlindje. Restaurimi...