Restaurohet një tjetër objekt i trashëgimisë kulturore në Pejë
14 November, 2026 - 10:27 Konaku i Haki Spahiut në Pejë po i nënshtrohet punimeve të restaurimit, me qëllim ruajtjen e vlerave tradicionale dhe karakterit të veçantë arkitekturor të kësaj shtëpie. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, e cila ka theksuar se ky objekt përbën një tjetër dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë kulturore që po merr vëmendjen dhe kujdesin e duhur. Punimet synojnë ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit historik e arkitekturor të konakut, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Pejës./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com