Reshjet e dendura pushtojnë Elbasanin, rrugët mbulohen nga uji

Reshjet e dendura pushtojnë Elbasanin, rrugët mbulohen nga uji

Elbasani është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të cilat zgjatën rreth 30 minuta dhe shkaktuan probleme në disa prej akseve rrugore të qytetit. Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë grumbullim të ujit në rrugë, ndërsa në disa zona janë evidentuar problematika me sistemin e kanalizimeve. Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar ndjeshëm. Situata është rënduar në disa rrugë të qytetit, ku uji ka krijuar pengesa për lëvizjen e mjeteve. Pritet të shihet nëse problematikat do të shtohen në rast se reshjet vijojnë gjatë orëve në vijim.