Replika pas mesnate/ Balla sfidon Shehajn: Kur të vijë kërkesa nga Italia për heqjen e imunitetit tënd, do ta votosh?

Replika pas mesnate/ Balla sfidon Shehajn: Kur të vijë kërkesa nga Italia për heqjen e imunitetit tënd, do ta votosh?

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pasur një replikë të fortë me deputetin e opozitës, Agron Shehaj, gjatë diskutimeve në seancën plenare të Kuvendit, duke e sfiduar publikisht për qëndrimin që do të mbajë në rast se Prokuroria italiane do të kërkojë heqjen e imunitetit të tij parlamentar. Nga foltorja e Kuvendit, Balla i kërkoi Shehajt të deklarojë nëse do të votojë pro një kërkese të tillë nga autoritetet italiane. Gjatë replikës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së përdori edhe ironi dhe akuza ndaj deputetit të opozitës, duke iu referuar pasurisë së tij dhe shitjes së një vile për 15 milionë euro. “Kryetar, 2 minuta nga koha jonë shtesë dua t’i përdor për një replikë për 3 deputetët e shkollës së...