RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

Supersfida mes Egnatias dhe Teutës uli siparin e javës së nëntë të Superiores. Triumfi 1 me 0 ndaj durrsakëve, ngjiti rogozhinasit e Nevil Dedes në krye të renditjes, me 1 pikë më shumë se bregdetarët e Tetovës. Terren pas javës së nëntë fituan edhe Elbasani dhe Vora, falë 3 pikëve të arkivuara në këtë javë, ndërkohë që Partizani vazhdon të shikojë “makthe” në fundin e renditjes me 4 pikë në 9 jave. Në pozita jo fort komode edhe Vllaznia që mban vendin e parafundit me 10 pikë. Ndërkohë 3 skuadra kanë kuotë të barabartë pikësh, bëhet fjalë për Elbasanin, Vorën dhe Laçin.