REL: Rusia rikthehet në bazat e veta në Siri
Një muaj pasi u tha se bazat e Rusisë në Siri do t’i “dorëzoheshin” Damaskut, anijet ushtarake ruse janë rikthyer në portin e Tartusit, konfirmojnë imazhet ekskluzive të siguruara nga Radio Evropa e Lirë (REL). Një flotë prej tri anijesh ruse, të shoqëruara nga një anije shkatërruese e marinës, u pa për herë të parë duke lundruar drejt jugut, në brigjet e Spanjës, në fund të gushtit. Destinacioni i deklaruar i autokolonës detare ishte Egjipti, por menjëherë pasi kaluan Ngushticën e Gjibraltarit, anijet i fikën transponderët për të shmangur gjurmimin e tyre. Imazhet e siguruara nga REL-i, të shkrepura në fillim të shtatorit, konfirmojnë se flota është ankoruar së fundi në portin sirian të Tartusit për të shkarkuar një ngarkesë të panjohur. Imazhet, të cilat...
Burimi:
syri.net