REL/ Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

REL/ Embargoja e Vuçiqit nuk e ndali eksportin e armëve nga Serbia

Megjithëse Serbia vendosi embargo ndaj eksportit të armëve, shitjet jashtë vendit vazhduan dhe kompania shtetërore, Jugoimport SDPR, realizoi fitime milionëshe. Këtë e tregojnë raportet financiare të kompanisë për vitin 2025, të cilat i analizoi Radio Evropa e Lirë. Të ardhurat e Jugoimport SDPR-së, që burojnë nga importi dhe eksporti i armatimit, tejkaluan 300 milionë euro. Kompania u rendit në mesin e pesë ndërmarrjeve në Serbi me rritjen më të madhe të të ardhurave. Importi i armëve nuk ishte i kufizuar, por kompania vazhdoi të siguronte të ardhura edhe nga eksporti, ndonëse Serbia e kishte të pezulluar zyrtarisht shitjen e armëve dhe municioneve jashtë vendit. Moratoriumi u vendos në fund të qershorit 2025 - me udhëzim të presidentit të atëhershëm, Aleksandar Vuçiq - në kohën e...