Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër: Lajmet për bojkot janë f*ck news

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër: Lajmet për bojkot janë f*ck news

GJIROKASTËR-Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Jaho Cana ka reaguar pas bojkotit të mësimdhënies në ë gjitha universitetet publike tëvendit, nismë e ndërmarrë nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH). Në deklaratën e tij Canaj shprehet se universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën dhe raportimet për bojkot janë të pavërteta, duke i cilësuar si “f*ck news”. “Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën, lajmet janë f*ck news”, është shprehur rektori. Jaho Cana: Dua të theksoj se situata në universitetetin "Eqerem Çabej” është mjaft e qetë. Vazhdon normalisht puna dhe dua të përgënjeshtroj disa lajme që janë përhapur në disa media se në universitetin "Eqerem Çabej” studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë në protestë. Qyteti është mjaft i qetë. Auditoret janë...