Rekord në mjekësi, veshka e derrit funksionon 271 ditë te një pacient
Një veshkë e marrë nga një derr ka funksionuar për 271 ditë në trupin e një pacienti, duke shënuar periudhën më të gjatë të regjistruar deri më tani për një transplant të tillë, njoftojnë mjekët amerikanë. Pacienti, Tim Andrews, 66 vjeç, vuante nga sëmundje e avancuar e veshkave si pasojë e diabetit të tipit 2. Ai iu nënshtrua transplantit më 25 janar 2025 në spitalin Mass General Brigham në SHBA. Andrews tha se transplanti i dha “shpresë” dhe e kurseu për muaj nga nevoja për dializë, procesi përmes të cilit gjaku filtrohet me anë të një aparature. Veshka e derrit filloi të funksiononte menjëherë pas transplantimit dhe vazhdoi të punonte për 271 ditë, përpara se të hiqej në tetor të vitit 2025. Pas kësaj, Andrews...
Burimi:
vizionplus.tv