Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE, mesatarja javore 2,24 euro për litër!

Rekord i ri i çmimit mesatar të naftës në BE, mesatarja javore 2,24 euro për litër!

Çmimi i naftës në pikat e karburantit në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri historik, me një mesatare javore prej 2,24 euro për litër, në rritje me një cent krahasuar me rekordin e javës së kaluar, sipas një përmbledhjeje të të dhënave kombëtare të publikuara të enjten nga Komisioni Evropian. Rekorde të çmimit mesatar janë thyer në 12 nga 27 vendet anëtare, përfshirë Belgjikën, Italinë, Rumaninë dhe Poloninë, sipas të të dhënave që autoritetet kombëtare i dërgojnë çdo javë Brukselit që nga viti 2005. Këto të dhëna pasqyrojnë çmimet e afishuara nga pikat e karburantit, herë në fillim të javës dhe herë në fund të javës së mëparshme, në varësi të vendit. Çmimi i një litri naftë, karburanti kryesor për transportin rrugor të...