Reforma Zgjedhore, Dash Shehi: Jo kompromis PS-PD si herën e fundit!
Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dash Shehi, deklaroi se duhet “frenuar me çdo kusht një kompromis tjetër PS-PD për Reformën Zgjedhore”. “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar vlerëson se është domosdoshmëri kombëtare që ta frenojmë me çdo kusht, të bëjmë të gjithë presionet e mundshme që mos ketë më kompromis PS-PD, si ai që ndodhi para një viti e gjysmë dhe të gjejmë rrugën për një Reformë Zgjedhore që i hap rrugë të gjithë palëve që të kenë mundësi të kenë zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standarteve demokratike. Prandaj, ne si Lëvizje për Zhvillim Kombëtar i ftojmë edhe organizatat ndërkombëtare, trupin diplomatik dhe institucionet ndërkombëtare që të angazhohen për këtë punë. PS dhe PD gjithnjë aty kanë qenë për 25 vjet, duke bërë reformë...
Burimi:
javanews.al