REFORMA TERRITORIALE/ Mati voton pro bashkimit me Klosin
Këshilli Bashkiak i Matit ka miratuar me shumicë votash qëndrimin pro bashkimit të Bashkisë Mat me Bashkinë Klos, në kuadër të projektit për reformën e re administrative territoriale. Pas përfundimit të dëgjesave publike në 8 njësitë administrative, Këshilli Bashkiak zhvilloi këtë të hënë një mbledhje jashtë radhe, ku një nga çështjet kryesore ishte projekt-drafti i reformës administrative territoriale 2.0, i propozuar nga mazhoranca. Në mbledhje ishin të pranishëm 20 nga 21 këshilltarët bashkiakë. Sipas projektit, Bashkia Klos nuk do të vijojë të jetë një njësi më vete e vetëqeverisjes vendore, por do t’i bashkohet Bashkisë Mat. Pas diskutimeve mes këshilltarëve, propozimi u hodh në votim. 14 këshilltarë votuan pro, 5 kundër dhe një këshilltar abstenoi. Qëndrimi i Këshillit Bashkiak dhe i kryetarit të Bashkisë Mat...
Burimi:
ntv.al