Reforma territoriale, Berisha akuza mazhorancës: Votuan një krim kolektiv për asgjësimin e 15 bashkive
Kreu i PD, Sali Berisha e konsideroi votimin nga mazhoranca të Reformës Territoriale, si një krim kolektiv. Në një komunikim me gazetarët, Berisha e ka cilësuar votimin si një akt antikombëtar dhe kundër interesave të qytetarëve. Lideri demokrat u shpreh se votimi i zhvilluar pas mesnate përbën një goditje ndaj qytetarëve të 15 bashkive të vendit.Sipas tij deputetët e mazhorancës kanë votuar kundër interesave të zgjedhësve të tyre, duke theksuar se vendimi është ndikuar nga korrupsioni dhe interesat politike. “Mbrëmë pas mesnate, në një akt flagrant antikombëtar, antiqytetar, krimi, pengmarrja dhe ryshfeti, mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive të vendit, për asgjësimin e tyre. Deputetët e partisë së krimit në unison, shkelmuan interesat e zgjedhësve të tyre. Të marrë...
Burimi:
gijotina.com