Reforma Territoriale/ Ambasadori i OSBE nga Pogradeci: Shqipëria ta caktojë vetë numrin e bashkive! Asnjë vendim pa konsultim lokal e kombëtar
Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka deklaruar nga Pogradeci se procesi i reformës territoriale ndodhet ende në fazë diskutimesh dhe se asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë. I pyetur mbi ecurinë e konsultimeve, diplomati sqaroi se OSBE-ja nuk imponon asnjë model të caktuar dhe se i takon vetë Shqipërisë të përcaktojë organizimin e saj administrativ. Duke bërë me dije se përfaqëson një organizatë me 57 shtete anëtare ku secili ka sistemin e vet, Tarran solli shembullin e vendit të tij të origjinës, Francës, e cila numëron rreth 35 mijë komuna, përkundrejt vendeve të tjera që kanë vetëm disa dhjetëra. Ai nëvizoi se çdo shtet ka historinë, traditën dhe nevojat e veta specifike, ndaj vendimi nëse Shqipëria do të mbetet me 61...
Burimi:
javanews.al