Reforma e inspektimeve/ Ministrja Ibrahimaj: Në vitin 2027 do ngremë sistemin e ri, synojmë të shmangim mbivendosjen e kontrolleve!
Qeveria synon të ngrejë gjatë vitit 2027 sistemin e ri të inspektimeve, me qëllim shmangien e mbivendosjes së kontrolleve, reduktimin e barrës administrative për bizneset dhe përmirësimin e zbatimit të ligjit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Denila Ibrahimaj, deklaroi se reforma synon kalimin nga një sistem i përqendruar te kontrolli dhe ndëshkimi, në një model që mbështetet te këshillimi dhe përmbushja vullnetare e detyrimeve. Gjatë konferencës së Inspektoratit të Përgjithshëm, Ibrahimaj theksoi se procesi i integrimit evropian kërkon standarde të larta, por kjo nuk duhet të shoqërohet me një barrë shtesë për bizneset. Sipas ministres, sistemi i ri do të synojë eliminimin e mbivendosjeve mes inspektorateve dhe shmangien e kontrolleve të zgjatura, duke garantuar njëkohësisht zbatimin e legjislacionit. “Procesi i integrimit europian kërkon që standardet...
Burimi:
javanews.al