Reali i Madridit jeton nën “stres”, fitore me polemika ndaj Villareal! Tension i lartë para Romës, Mourinho ‘kyç’ gojën, Vinicius nën ‘ciklon’

Reali i Madridit jeton nën “stres”, fitore me polemika ndaj Villareal! Tension i lartë para Romës, Mourinho ‘kyç’ gojën, Vinicius nën ‘ciklon’

Periudha negative e Vinicius po ecën përkrah momentit të tensionit që po përjeton Reali i Madridit dhe që në një farë mënyrë do ta shoqërojë deri në mbrëmjen e së mërkurës në Ligën e Kampioneve ndaj Romës. Braziliani shënoi ndaj Villarrealit golin që do të çonte rezultatin në 2-0, por që më pas u anulua dhe vetë Vinicius u ndëshkua me karton të kuq pasi tërhoqi nga flokët Saliba, me Realin e Madridit që gjithsesi arriti të fitojë këtë ndeshje. Gjithçka ndodhi në një kundërsulm të nisur nga Jude Bellingham që e çoi brazilianin te goli që do të mbyllte ndeshjen, sa edhe Mourinho zbriti në fushë për të festuar me futbollistët e tij. Por VAR anuloi gjithçka dhe Vinicius me të drejtë u ndëshkua...