“Real Madridi, përfituesi më i madh nga gjykimi në Evropë përgjatë historisë”

“Real Madridi, përfituesi më i madh nga gjykimi në Evropë përgjatë historisë”

21 Shtator 2026 17:58 Telesport Carles Rexach, ish-lojtari dhe ish-trajneri i Barcelonës, në dokumentarin e publikuar së fundmi, “Running for Cowards”, mbi jetën e tij, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Real Madridit, në lidhje me gjykimin. “Përgjatë historisë, Real Madridi ka qenë skuadra që ka përfituar më së shumti, jo vetëm në Spanjë, por edhe në Evropë. Gjatë karrierës sime si lojtar, ne gjithmonë humbisnim. Mendoja se sistemi VAR (video-asistenti i gjyqtarit), të cilin e mbështeta fuqimisht në fillim, do të ishte më efektiv. Por, nëse më parë kishte një problem me gjyqtarin dhe asistentët e tij, tani kemi të njëjtin problem plus zyrtarët e teknologjisë video, dhe kemi bërë pak përparim. Jemi ende në të njëjtën situatë si më parë”, tha Rexach.