Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Legjenda e tenisit spanjoll, Rafael Nadal, pritet t’i bashkohet drejtuesve të klubit të Real Madridit. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi madrilen përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se emërimi i tenistit si anëtar i Bordit Drejtues do t’i nënshtrohet votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve, e cila do të mbahet më 21 nëntor. Nadal, i cili gjatë gjithë karrierës së tij është shfaqur si një tifoz i njohur i Real Madridit, aktualisht mban titullin e anëtarit të nderit të klubit. Në të kaluarën, tenisti spanjoll ka qenë disa herë pjesë e ceremonive të klubit, duke kryer edhe goditjen simbolike të topit përpara ndeshjeve. Në komunikatën zyrtare, Real Madridi bën të ditur se vendimi për emërimin e Nadalit është marrë në mbledhjen...