Reagon avokati i Hashim Thaçit
Përmes një deklarate zyrtare, avokati kryesor Luka Mišetić përcolli mesazhin e Thaçit për qytetarët e Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, duke bërë thirrje për qëndresë paqësore förballë verdiktit të djeshëm: “Hashim Thaçi dëshiron të shprehë falënderimet e tij më të sinqerta për mbështetjen e madhe që ai, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kanë marrë nga populli i Kosovës dhe ndërkombëtarisht, si dhe u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të ruajnë qetësinë përballë padrejtësisë së djeshme.” Sipas mbrojtjes, gjatë gjithë procesit gjyqësor janë ngritur shqetësime alarmante për mungesën e paanësisë nga ana e trupit gjykues, ku anëtarët e panelit kryen marrje në pyetje në mënyrë të njëanshme, duke kapërcyer kufijtë e kërkimit neutral të së vërtetës sipas standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Një nga shkeljet më...
Burimi:
kohajone.com