Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain! Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen

Reagimi nga arratia Arbër Habilaj: Kamarieri goditi i pari me gotë vëllain! Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen

Nga Elton Qyno Syri.netPesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës.Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba.Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës.Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e...