Reagimi i ministrit Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja

Reagimi i ministrit Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël” dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas arrestimit të dy personave në qarkun e Fierit, të cilët akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme. Lamallari ka theksuar se çdo veprim që cënon mjedisin dhe pronën do të përballet me ligjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari nënvizon se ruajtja e territorit kërkon përgjegjësi nga të gjithë, ndërsa vlerësoi punën e forcave të rendit. “Falë monitorimit dhe reagimit të Policisë së Shtetit, në Fier janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për zjarre të shkaktuara nga pakujdesia. “Asnjë zjarrvënie nuk është ‘e vogël’ dhe asnjë pakujdesi nuk është pa pasoja. Policia e Shtetit do të vijojë monitorimin e territorit, identifikimin e autorëve dhe ndëshkimin...