Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

Reagimi i ministrit/ Gogu: Pse shkova në qelinë e Erionit!

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar se të premten ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, por ka mohuar kategorikisht pretendimet e publikuara lidhur me përmbajtjen e bisedës mes tyre. Në një reagim publik, Gogu thotë se vizita është zhvilluar në kuadër të detyrës së tij si ministër, për t’u njohur me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe për të dëgjuar shqetësimet e ngritura publikisht nga avokati i tij, por shprehet i habitur nga ato që i janë atribuar pas takimit. “Nuk ka asnjë shans, në këtë botë apo në tjetrën, që unë të shqiptoj ‘mesazhet’ që më janë vënë në gojë”, deklaron Gogu, duke shtuar se nuk dëshiron të besojë se pretendimet në fjalë janë thënë apo shkruar nga...