Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Rasti i Vlora Hysenit, Balla: Nuk i komentoj dosjet nën hetim, PS nuk bëhet avokate e askujt

Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, u shpreh se nuk i komenton dosjet, të cilat janë nën hetim nga SPAK. I pyetur për masën e arrestit për ish-drejtuesen e SHISH, Balla tha se Partia Socialiste nuk është dhe nuk do bëhet avokate e askujt. “Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosjet ku kam bërë akuzë unë, rasti i Sali Berishës dhe s’kam komentuar asnjëherë përmbajtje të dosjes. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar për të komentuar mbi copëza bisedash. Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhorancë, shumicë, i ka përcaktuar. Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë kufizimin e lirisë të të...